Botë

Izraeli në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Tel Avivi përballet me akuzat për gjenocid në Gaza

12.01.2024 13:13

“Të jetojë Afrika e Jugut”, “Palestina e lirë”, janë disa nga thirrjet e protestave pro-palestineze...

“Të jetojë Afrika e Jugut”, “Palestina e lirë”, janë disa nga thirrjet e protestave pro-palestineze në organin më të lartë gjyqësor të Kombeve të Bashkuara në Hagë pas padisë së Afrikës së Jugut për gjenocid në Gaza. Qeveria e Afrikës së Jugut kërkon nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të urdhërojë Tel Avivin të ndalojë menjëherë ofensivën izraelite në Rripin e Gazës.
 
“Izraeli të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në dhe kundër Gazës. Së dyti, të siguroj që çdo formacion ushtarak ose i parregullt nën kontrollin e tyre të mos ndërmarrë operacione të mëtejshme ushtarake. Izraeli gjithashtu nuk respekton Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit Penal kundër popullit palestinez.”, - deklaroi ambasadori i Afrikës së Jugut në Mbretërinë e Holandës, Vusimuzi Madonsela. 
 
Afrika e Jugut në aktakuzë konstaton se 6,000 predha goditën Gazën në javën e parë pas sulmeve të Hamasit. Nga ana tjetër, pala izraelite pretendimet e Afrikës së Jugut i ka kualifikuar si hipokrite.
 
“Nëse ka një shqetësim për përgjegjësinë e shteteve nën konventën e gjenocidit, atëherë ai lidhet me detyrën e veprimit kundër Hamasit, kundër agjendës së shkatërruesit, e cila nuk është sekrete dhe për të cilën ne nuk mund të dyshojmë. Gjuha e shfarosjes së Hamasit është përsëritur vazhdimisht nga krerët e saj, me fjalët e krahut politik të spastrimit etnik të një të pestës së hebrenjve për shkak të Palestinës.”, - theksoi përfaqësuesi ligjor i Izraelit në Hagë, Tal Beker. 
 
Për Izraelin, padia është manipulim. Përveç kësaj, përfaqësuesi izraelit, akuzoi Afrikën e Jugut për delegjitimimin e ekzistencës 75-vjeçare të Izraelit dhe shkatërrimin e historisë hebraike. E ndërsa numërohen viktimat e ofensivës së Tel Aviv në Gaza, mes tyre edhe katër përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe, Hezbollahu goditi me raketa Kirjat Shmona, një qytet në veri të Izraelit. Sipas Hezbollahut militantët pro-iranianë, po hakmerreshin për vrasjen e dy punonjësve të shëndetësisë në sulmet izraelite. Nga ana tjetër, sipas ushtrisë izraelite, 150 terroristë të Hezbollahut janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.
 
BELINDA KOKA ADEMI