Botë
Vazhdojnë sulmet ajrore në Sanë
30.03.2015 10:48
Kryeqyteti i Jemenit, Sana është bombarduar gjatë natës dhe në mëngjes, deklaruan banorët e qytetit...

Kryeqyteti i Jemenit, Sana është bombarduar gjatë natës dhe në mëngjes, deklaruan banorët e qytetit, në ditën e pestë të ofensivës ajrore të koalicionit të vendeve arabe, të kryesuara nga Arabia Saudite, kundër forcave të hutëve, të cilët janë kundërshtarë të presidentit, Abëd Rabo Mansur Hadi, njofton Tanjug.
Njëri prej banorëve deklaroi se sulmet kryesisht janë kryer rreth pjesës diplomatike të Sanës
"Nata e kaluar ishte ferr", deklaroi një diplomat jemenas.
Ai shtoi se cak i sulmit kanë qenë edhe depot e armëve, të cilat siç besohet ndodhen në tunele të minuara në male, të cilat shohin nga qyteti.
Arabia Saudite më 26 mars publikoi se bashkërisht me edhe nëntë vende sunite do të fillojë operacione ajrore mbi pozitat e formacioneve të armatosura të Hutëve shiitë, nën kontrollin e së cilëve ndodhet Sana dhe të cilat pohohet se janë aleatë të Iranit./mia
