Milwaukee mundi Boston-in
12.01.2024 16:00
Mbrëmjen e kaluar janë luajtur pesë ndeshje, ndërsa në përballjen e skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes....

Mbrëmjen e kaluar janë luajtur pesë ndeshje, ndërsa në përballjen e skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes, skuadra e dytë në renditje Milwaukee Bucks në parket vendas me 135-102 e mundi Boston Celtics. Në këtë ndeshje u dalluan Portis me 28 pikë e Antetokounmpo me 24. Për Celtics zhgënjyen të gjithë lojtarët e mëdhenjë. Vijon sezoni me hope i Lakers, që sot u mundën 127-109 në fushën e tyre nga Phoenix.
Beal me 37 pikë e Booker me 31 bënë diferencën në fushë për Suns, ndërsa të Lakers mungoi lojtari lider. Fiton skuadra e Cleveland, që mundi 111-102 Brooklyn, takim ku u dallua Mitchell me 45 pikë e 12 rebound. Fitore të vështirë arrin Dallas, që mundi 128-124 New York, me dyshen Durant-Hardaway, që së bashku realizuan 76 pikë.
NBA-Rezultatet
- Cleveland – Brooklyn, 111-102
- Milwaukee – Boston, 135-102
- Oklahoma – Portland, 139-77
- Dallas – New York, 128-124
- Lakers – Phoenix, 109-127
