Real Madrid sërish fiton në kohën shtesë
12.01.2024 16:03
Në ndeshjen e javës së 21-të, të Euroligës basketbollistët e Real Madrid pas kohës shtesë me rezultatin 96-86 e mundën Valencian....

Në ndeshjen e javës së 21-të, të Euroligës basketbollistët e Real Madrid pas kohës shtesë me rezultatin 96-86 e mundën Valencian. Kjo ishte fitorja e 19 për “mbretërit” të cilët kanë vetëm dy humbje.
Për basketbollistët e Realit, ishte kjo ndeshja e dytë me radhë të cilën e fituan pas kohës shtesë, por tani vetëm me një vazhdim. Javën e kaluar në përballje me Anadolu Efes, triumfuan pas katër shtesave. Vazhdime kishte edhe në ndeshjen në Stamboll, ku Fenerbahçe me 98:91 e mundi Bayern Munchen.
Renditjen e kryeson Real Madrid me 19 fitore dhe 2 humbje. Barcelona është e dyta (14-6), ndërsa përpjestim të njëjtë ka Virtus nga Bologna. Pasojnë Panathinaikos dhe Fenerbahçe me nga 13 fitore dhe 8 humbje.
REZULTATI:
- Fenerbahče - Bayern Munchen 98-91 prod.
- Panathinaikos - Monaco 88-63
- EA Milano - Crvena zvezda 62-76
- Real Madrid - Valencia 96-86 prod.
