“EURO 2024”, kampionët me fitore nisin Evropian e Hendbollit
12.01.2024 16:17
Danimarka, Suedia dhe Norvegjia me fitore kanë nisur garat në evropianin e hendbollit që po mbahet në Gjermani....

Danimarka, Suedia dhe Norvegjia me fitore kanë nisur garat në evropianin e hendbollit që po mbahet në Gjermani. Kamponi aktual botëror Danimarka, në ndeshjen e paarë të Grupit “F”, në Munich me rezultatin 23-14 e mundi Çekinë. Këta në fraksionin e parë luajtën shum mirë dhe ajo u mbyll me barazimin 9:9, ndërsa në vazhdim çekët nuk ia dolën të luajnë në ritëm të njëjtë. Tek kombëtarja fituese e ndeshjes Danimarka, më i spikatur ishte Mikkel Hansen që shënoi 5 gola, ndërsa tek çekët më i spikatur ishte Vojtech Patzel me 4 gola. Në ndeshjen e parë të këtij grupi Portgualia me 31:24 e mundi Greqinë.
Norvegjia në ndeshjen e parë të Grupit “D”, në përballjen me Poloninë nuk e kishte problem për të ardhur deri tek fitorja. Këta ndeshjen e përfunduan me fitore 32-21. Norvegjezët që në pushim kishin pesë gola diferencë, ndërsa në vazhdim vetëm e risnin avantazhin e golave. Sander Sagosen e mbylli ndeshjen me gjashtë gola, ndërsa Szymon Sicko me 5 gola ishte më i miri tek polakët.
Në ndeshjen e dytë të po njëjtit grup, Sllovenia me 32:29 i mundi Ishujt Faroe. Pas një fraksioni të barabartë si në rezultat ashtu edhe me lojë që përfundoi 13:13, në pjesën e dytë Sllovenia shfrytëzoi përvojën e saj dhe iu gëzua fitores me tre gola diferencës. Aleks Vlah me 8 gola ishte më I spikaturi te sllovenët, ndërsa në anën e kundërt më I spikatur ishte Elias Ellefsen me 9 gola të shënuar. Ndërsa në ndeshjen e Grupit “E”, kampionët aktual evropian në Mannheim me rezultatin 29:20 e mundi Bosnjën e Hercegovinën. (Gazetar Safet Ademi)