Sarrazin triumfoi në Wengen
12.01.2024 16:19
Gjat ditës së sotme kanë vazhduar garat në disiplinat alpine.....

Gjat ditës së sotme kanë vazhduar garat në disiplinat alpine. Në Vengen dhe Altenmarkt, në program ishin garat e supersllallomit gjigand. Në pistën e Wengenit, ka triumfuar Cyprien Sarrazin. Zvicerani Marco Odermatt, i cili kryeson të gjitha renditjet e disiplinave alpine, duke llogaritur edhe atë të Kupës së botës për 58 të qindtat ishte më i ngadalshëm se fituesi i kësaj gare.
Vendi më i ulët në piedestal i takoi norvegjezit Aleksander Aamodt Kilde. Ai për 1 sekondë ishte më i ngadalshëm se Sarazzin. Këtë garë e shënoi edhe aksident i Alexis Pinturault. Francezi garën e nisi nga pozita e shtatë, por pësoi një rënie të keqe dhe gara u ndërpre për 20 minuta. Ai me helicopter u transferua në spital.
Renditja e Super-G:
- 1.Cyprien Sarrazin (Fra) 1:47.75
- 2.Marco Odermatt (Zvi) +0.58
- 3.Aleksander Aamodt Kilde (Nor) 1.00
- 4.Dominik Paris (Ita) 1.06
- 5.Guglielmo Bosca (Ita) 1.16
- 6.Stefan Babinsky (Aut) 1.28
- 7.Justin Murisier (Zvi) 1.38
- 8.Raphael Haaser (Aut) 1:41
- 9.Stefan Rogentin (Zvi) 1:58
- 10.Mattia Casse (Ita) 1:62