Hütter dominoi në Altenmarkt-Zauchense
12.01.2024 16:21
Austriakja Cornelia Hütter është fituese e supersllallomit të madh, që u mbajt në Zauchensee të Austrisë....

Austriakja Cornelia Hütter është fituese e supersllallomit të madh, që u mbajt në Zauchensee të Austrisë. Hütter zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:13.17 minuta, duke lënë pas për 9 qindtat norvegjezen Kajsa Vickhoff Lie. Lara Gut-Behrami për herë të 80 - të ka arritur në podium në karrierën e saj.
Për Hütter, kjo ishte fitorja e saj e pestë në Kupën e botës, ndërsa e katarta në disiplinën e supersllallomit të madh. Në renditjen e skiatoreve e para është Hütter me 230 pikë, ndërsa e dyta ëhstë italiania Federica Brignone, e cila garën e sotme e përfundoi në pozitën e katërt. Në renditjen e përgjithshme me 929 pikë e para është amerkania Mikaela Shiffrin.
Rezultatet e supersllallomit të madh - Altenmarkt-Zauchensee:
- 1. Cornelia Hütter (Aut) 1:13.17
- 2. Kajsa Vickhoff Lie (Nor) 1:13.26 +0.09
- 3. Lara Gut-Behrami (Zvi) 1:13.38 +0.21
- 4. Federica Brignone (Ita) 1:13.49 +0.32
- 5. Marta Bassino (Ita) 1:13.62 +0.45
