Botë
Erdogan, për sulmin në Jemen: Po e shndërrojnë detin e kuq në “Det gjaku”
12.01.2024 16:33
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, thotë se sulmet amerikane dhe britanike ndaj rebelëve Huthi në Jemen...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, thotë se sulmet amerikane dhe britanike ndaj rebelëve Huthi në Jemen përbëjnë përdorim joproporcional të forcës, duke i akuzuar këto dy shtete se po tentojnë ta shndërrojnë Detin e Kuq në “det gjaku”.
I pyetur nga gazetarët lidhur me sulmet ajrore dhe detare gjatë natës që u kryen nga forcat amerikane dhe britanike në mbarë Jemenin, në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve Huthi – që mbështeten nga Irani – ndaj anijeve në Detin e Kuq, Erdogan tha se këto sulme nuk ishin proporcionale.
“Ajo çfarë është bërë ka qenë përdorim joproporcional i forcës.”, tha Erdogan pas lutjeve të së premtes në Stamboll.
“Për momentin ata po tentojnë ta shndërrojnë Detin e Kuq në “Det gjaku” për shkak të Huthive, duke përdorur të gjithë forcën e tyre dhe duke thënë se po bëjnë përgjigjen e duhur në rajon.”, shtoi ai, duke përmendur ShBA-në dhe Britaninë.
