Botë
Tikriti sulmohet nga forcat irakiane
30.03.2015 12:02
Forcat e sigurisë së Irakut kanë vazhduar edhe sot në mëngjes të luftojnë kundër militantëve të “Shtetit Islamik” (IS)...

Forcat e sigurisë së Irakut kanë vazhduar edhe sot në mëngjes të luftojnë kundër militantëve të “Shtetit Islamik” (IS) në pjesën qendrore të qytetit Tikrit, derisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet po i vazhdojnë sulmet ajrore.
Por, zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se beteja për rimarrjen e këtij qyteti me popullatë shumicë sunite myslimane nuk do të jetë e lehtë.
Duket se operacionet janë ngadalësuar pas disa javëve të humbjeve të rënda dhe tensionet brenda qeverisë së Irakut dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara lidhur me rolin e Iranit në mbështetjen e milicive shiite që luftojnë së bashku me forcat qeveritare irakiane, por që kohëve të fundit janë tërhequr.
Militantët ekstremistë të “Shtetit Islamik”, të udhëhequr nga myslimanët suitë, e kanë marrë Tikritin në qershor të vitit 2014, gjatë një avancimi të shpejtë në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.
