Emir Shabani largohet nga FC Shkupi

12.01.2024 16:25

Emir Shabani që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm te FC Shkupi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Çairi....

Emir Shabani që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm te FC Shkupi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Çairi. Lajmin për largimin e tij nga ekipi bardheblu e ka bërë të ditur vet Shabani përmes rrjeteve sociale.
 
“Nga sot nuk do të jem më pjesë dhe nuk do të kryej detyrat e menaxherit të përgjithshëm te FC Shkupi. I uroj klubit të vazhdoj me suksese edhe në të ardhmen”, ka shkruar mes tjerash Emir Shabani.