Botë

Programi atomik iranian, realizohet takimi Kerry–Lavrov

30.03.2015 12:05

Presidenca e Rusisë ka njoftuar sot se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari i jashtëm amerikan, John Kerry...

Presidenca e Rusisë ka njoftuar sot se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretari i jashtëm amerikan, John Kerry, janë takuar në Lozanë të Zvicrës për të diskutuar për statusin e negociatave atomike me Iranin dhe për “çështje të tjera kryesore ndërkombëtare dhe rajonale” në Lindjen e Mesme.

Ky takim, i cili është mbajtur mbrëmë vonë, u bë në fund të një dite të bisedimeve intensive me negociatorët iranianë për programin atomik të Iranit, pasi është afruar afati i arritjes së marrëveshjes kornizë, që është dita e nesërme.

Parashihet që marrëveshja finale të arrihet deri në fund të muajit qershor.