Eurointegrimi, Gir: Nevojiten ndryshimet kushtetuese

13.01.2024 14:42

Riaktualizohet nevoja e ndryshimeve kushtetuese....

Riaktualizohet nevoja e ndryshimeve kushtetuese. Euroambasadori Dejvid Gir i prerë se BE nuk tërhiqet nga marrëveshja e arrirë dhe se nuk ka ndërmend që të vë në bisedime të sërishme marrëveshjen. 
 
Në intervsitën për agjencinë e lajmeve MIA, Gir thotë se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin që Maqedonia e Veriut të kalojë nga  vendimi i vitit 2022 për anëtarësim në hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
 
“Të dyja palët bënë kompromise. Asnjëra palë, as ajo bullgare  e as ajo maqedonase nuk ishte njëqëind përqind e kënaqur. Por kompromiset janë të tilla. Megjithatë ajo që u arrit dhe që i’u mundësua Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ti lënë këto çështje në të kaluarën, të shohin kah e ardhmja dhe me vendosshmëri të ecin para. A mund që të negociohet për marrëveshje më të mirë? Sinqerisht nuk shoh mundësi për një gjë të tillë. BE a është gati që sërish të hap kornizën negociuese, mendoj se BE nuk mendon që sërish të hap kornizën negociuese. Kjo veçmë është një marrëveshje e arritur dhe po shikojmë para drejt shum çështjeve të tjera të grumbulluara në axhendë.” - tha Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir. 
 
Gir: VMRO-DPMNE të veprojë Pro Europës
 
Gir është shprehur edhe për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese nën diktat bullgar dhe se kur të vijnë në pushtet do të gjejnë zgjidhje tjetër. 
 
Sipas Gir nëse partia është për BE dhe negociata e ka të qartë se çfarë duhet bërë.
 
“Nëse partia është për Bashkimin Europian dhe t’I qaset negociatave, është e qartë se çfarë duhet bërë. Kemi marrëveshje nga korriku I vitit 2022. Kemi bisedime të hapura. Procesi I skriningut ishte I suksesshëm dhe tani duhet të përmbyllen ndryshimet kushtetuese që më pas vendi të vazhdojë përpara dhe të merret me çështjet kyçe: sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.” - deklaroi Dejvid Gir. 
 
Gir ka dhënë opinionin  e tij edhe për funskionimin e këshillit gjyqësor. Sipas tij qeveria e re do të duhet të jetë më rigoroze në zbatimin e vërejtjeve të Bashkimit Europian, gjykatësit të jenë rezistent ndaj ndikimeve të jashtme dhe të përfundojnë ndikimet politike dhe finanaciare ndaj gjyqësorit. (Meral Ismaili, TVM2)