Incidenti në M-NAV, arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë

13.01.2024 14:21

Prokuroria Publike informoi se i është caktuar masë paraburgim....

Prokuroria Publike informoi se i është caktuar masë paraburgim shtëpiak edhe një personi i përfshirë në incidentin në M-NAV, i cili ishte arrestuar të premten.
 
“Për personin e dyshuar për veprën penale – Rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror i cili disa ditë ishte i pakapshëm për organet e përndjekjes, ndërsa dje u privua nga liria në vendkalim, Gjykata Themelore Penale Shkup i caktoi masë paraburgim shtëpiak”, theksojnë nga Prokuroria Publike. 
 
Nga Prokuroria thonë se ndaj këtij vendimi do të parashtrojnë ankesë. Gjithashtu, nga Prokuroria kumtuan se përkundër faktit se Gjykata Themelore Penale Shkup dje ka njoftuar se në rastin e ngjarjeve në M-NAV Këshilli Penal ka caktuar masa arrest shtëpiak për katër të dyshuar dhe “kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit Shkup në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimeve”, mirëpo Ligji për procedurë penale nuk i lejon prokurorisë ankesë ndaj vendimeve të marra. 
 
Pas incidentit në kontrollin e fluturimeve, Qeveria me kërkesë të Sindikatës i shkarkoi drejtorët e M-NAV, ndërsa bordi Mbikëqyrës në M-NAV pritet të zyrtarizojë shkarkimin e drejtorit dhe kryetarit të Bordit, Fahrudin Hamidi dhe drejtorit ekzekutiv sektorial, Ljube Stamenkovski dhe në vend të tyre të emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraq.