Vuçiç, SHBA-ja po e fuqizon FSK-në
13.01.2024 15:20
Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar porosinë e raketave “Javelinë” nga Kosova.
“Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika, këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta”, ka thënë Vuçiç.
Ai njëherit ka thënë se edhe Serbia do të armatoset “që të parandalojë çfarëdo agresori".
“Kemi 186 milionë euro në dispozicion dhe do t’i shpenzojmë menjëherë në blerjen e tetë mjeteve ‘Nore’ dhe do t’i blejmë menjëherë”, ka thënë Vuçiqi si kundërpërgjigje ndaj blerjes së anti-tankëve nga Kosova.
