Mickoski, të hënën në kushtetuese ligji për dokumentet

13.01.2024 16:16

Të hënën VMRO do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese....

Të hënën VMRO-DPMNE-ja opozitare do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për dokumentet personale. 
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thot se është e pa mundur që deri në 12 shkurt të arrihet të lëshohen të gjitha dokuemntet, pasi sipas tij nga 2.5 milion dokumente, më tani me emrin e ri të shtetit janë lëshuar vetëm një milion e 200 mijë dokumente personale. 
 
“Informacionet e fundit që i marr e i ftoj Ministrinë e Brendshme dhe kopetentët që të deklarohen se deri në këtë moment janë lëshuar një milion e 200 mijë dokumente udhëtimi dhe diku rreth një milion e 300 mijë kanë mbetur, sepse janë lëshuar gjithsej 2.5 milionë dokumente udhëtimi që duhen zëvendësuar, nga ato 1 milionë e 300 mijë që kanë mbetur vetëm për fotografim, po të kemi parasysh që janë 4000 kërkesa në ditë, duhet të paktën një vit. Kështu që është e pamundur të arrihet të përfundohen në shkurt, aq më tepër kur informacionet flasin se kemi rreth 30 mijë aplikime për momentin në MPB për dhënien e dokumenteve të udhëtimit dhe 10 mijë dygjuhësore, në gjuhën shqipe. Që do të thotë se kjo është mjaftueshëm për të mbuluar atë që deri tani si kërkesë është arritur në MPB. Furnizim të ri nuk do të ketë, ajo do të arrinë diku në muajin mars. Qëndroj nëa atë që e kam thënë se nevoiten vite për ta përmbyllur këtë process. Asesi nuk mund të përfundohet deri në shkurt të këtij viti, apo për disa javë prej sot. Të hënën do të dorëzojmë parashtresë në gjykatën kushtetuese  për shfuqizimin e ligjit dhe nëa të mëynrë ta shkarkojmë, nëse gjykata kushtetuese dëshiron ta zgjidh çështjen mundet menjëherë të thirrë séancë dh eta shqyrtojë nismën që do ta parashtrojmë dh eta shfuqizojë zgjidhjen ligjore” - tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.