Këshilli i sigurimit të OKB-së, konflikti duhet të ndalet, përshkallëzon rajonin

13.01.2024 17:12

Debat i ashpër u zhvillua mes shteteve...

Debat i ashpër u zhvillua mes shteteve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për konfliktin mes Izraelit dhe Plaestinës. 
 
Takimi i thirrur nga anëtari i ri i Këshillit Algjeria, vjen pasi tensionet dhe kërcënimet rriten në të gjithë Lindjen e Mesme, me shkëmbime zjarri përgjatë kufirit Izrael-Liban, si dhe sulmeve nga ushtria Houthi e Jemenit ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. 
 
Sipas përfaqësuesve, kjo duhet të ndalet sepse situata mund të përshkallëzohet.
 
“Sulmet nga Houthis ndaj anijeve në Detin e Kuq duhet të ndalen. Ne ua kemi bërë të qartë këtë Houthis dhe u bëjmë thirrje atyre të de-përshkallëzojnë. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar dhe këtë Këshill për të luftuar këtë kërcënim ndërkombëtar”. - tha Barbara Voodvard, përfaqësuese e OKB-së nga Britania. 
 
"Mënyra më e mirë për të shmangur përshkallëzimin rajonal nuk është kërcënimi ose përdorimi i armëve të luftës, por veprimi për një armëpushim të menjëhershëm. Me këto akte veprimi, situta po del jasht kontrolli dhe konflikti po përhapet jo vetëm në Lindjen e Mesme, por mund të marr edher përmasa globale. Izraeli shpresonte që palestinezët të largoheshin nën presionin e bombardimeve. por ata nuk po e bëjnë këtë." - deklaroi Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour. 
 
Ndërkohë ,përfaqësuesi izraelit duke shprehur mospajtim me qëndrimet e përfaqësuesve të OKB-së për qëndrimet që mbajnë lidhur em konfliktin në Gaza, tha se forcat e Izraelit nuk e ka në plan të zhvendosë popullësinë në Gaza, por lufton grupin e rezistencës Hamas.
 
"Nuk ka asnjë organ të vetëm të OKB-së që ka mbetur i panjollosur nga paragjykimet e politizuara anti-izraelite. Çdo organ i OKB-së është armatosur kundër Izraelit nga palestinezët dhe automatikët e tyre. Përfaqësuesi i Ligës Arabe në këshill e gjeti të rëndësishme të diskutonte zhvendosjen e detyruar të Gazës në të njëjtën javë që Gaza tashmë u diskutua këtu në thellësi dhe në Asamblenë e Përgjithshme. Nuk ka zhvendosje të detyruar. Izraeli po lufton vetëm Terroristët e Hamasit." - u shpreh Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan. 
 
“Ne i bëjmë thirrje këtij Këshilli që të vazhdojë përpjekjet e tij në angazhimin aktiv me të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm nga përkeqësimi i tensioneve rajonale ose minimi i paqes rajonale, sigurisë ose tregtisë ndërkombëtare." - theksoi Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Lindjen e Mesme, Khaled Khairi. 
 
Në 101 ditë luftime, Izraeli ka vrarë rreth 24.000 palestinez shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Konflikti filloi pas sulmeve të Hamasit më 6 tetor, ku grupi militant palestinez Hamas ka vrarë 1200 izraelit. (Farije Dauti - Bakiu, TVM2)