Ushtria shqiptare dhe FSK, stërvitje të përbashkët 72 orëshe
13.01.2024 17:42
Ushtria e Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë e Kosovës...

Ushtria e Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë e Kosovës kanë realizuar një stërvitje të përbashkët të Kursit Komando.
"Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura të dy vendeve u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës", ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci.

Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët e FSK-së treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.
“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë”, shkruan minsitri Maqedonci në Facebook.


