Njoftimi për bombë në Bankën Popullore, MPB: Njoftimi për bombë ishte i rremë
13.01.2024 18:31
Policia e kryeqendrës është njoftuar sot...

Policia e kryeqendrës është njoftuar sot për vendosjen e një bombe në objektin e Bankës Popullore, me çrast sektori i Antiterrorizmit menjher ka kryer kontrolle në godinën e këtij instituciono dhe ka konstatuar se alarmi ishte I rremë.
"Falë protokolleve të caktuara për siguri nga viti i kalaur për institucionet, të cilat i implementon edhe Banka popullore, siguria është garantuar në nivel të lartë. Sot pas njoftimit të marë për kinse bombë të vendosur, nga njësiti kundër terorizmit pranë Byrosë për siguri publike, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për njoftim të rremë”, thonë nga MPB.
Njëherit Misnitria e Brendshme apelon te qytetarët që të mos shqetësohen.
“Institucionet kanë për obligim ti ndjekin dhe implementojnë masat e qeverisë në tërsi dhe në atë mënyrë ta përforcojnë sigurinë e objekteve të tyre“ - thuhet në njoftimin e MPB-së.
