KK “Forca” nuk ndalet as në Maqedoni e as në Kosovë
Të shtunën në Shkup u zhvillua turneu ndërkombtar në karate, “Gazi Baba Open”, kurse klubi më i suksesshëm sipas pikëve të fituara u shpall KK “Forca” nga Shkupi...

Deri tek ky sykses ekipi nga Çairi erdhi pasi fitoi 36 medalje, prej tyre 13 Ari, 7 Argjend dhe 16 Bronzi. Në fund nga ky klub organizatori shpalli si më të suksesshëm edhe garuesin Zubejr Bajrami i cili ishte i pandalshëm në -40 kg.
Ai fitoi 4 garues që vinin nga Serbia, Rumonia, Bulgaria e Maqedonia. Ndryshe, me nga dy ari në kata dhe kumite individuale u stolisën Arta Bushi (2005) dhe Jusra Ademi (2004), kurse Jon Dardhishta triumfoi ne makivare dhe ne kata.
Vendin e pare e morrën edhe Suhejb Veseli (kata 2006), Dhurata Memeti (6 vjeq, makivare), Abdurahim Idrizi (2001 ne kata), Mevlud Memedi (2001, -55kg), Verona Ajdini (2000, kumite -47kg), Fatmir Demiri (junior, +76kg) dhe ne ekipore kata djem 9 vjeq.
Me argjent u stolisën: Jelda Imeri (2008) ne kata dhe ne makivare, Fehmi Veseli 2008 ne kata, Amel Veseli 2008 - makivare, Amar Halimi 2007 - kata, Janina Dardhishta 2006 - makivare, Suhejla Isaki 2004 - kata.
Vendin e tretë e fituan Dhurata Memeti - kata, Jeton Ramadani - makivare,Fehmi Veseli - makivare, Amel Veseli - kata, Amar Halimi - makivare, Janina Dardhishta - kata, Usame Bajrami - 2000 kumite, Abdurahman Halimi (2003 +45kg), Efrah Halimi (2001, +55kg), Sajra Morina (2001, +55kg), ekipore kata djem 9 vjeq dhe ekipore femrat 9 vjeq.
Duhet cekur se në element edhe kësaj radhe ishin Arta Bushi e cila mposhti bindshëm garuesit e saj si dhe Jusra Ademi e cila triumfoi pa probleme.
Në këtë aktivitet morën pjesë 8 shtete: Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali I Zi, Slovenija, Ukraina dhe Romania. 10 medalje KK Forca në Kosovë Të dielën KK Forca mori pjesë edhe në turneun ndërkombtar që u zhvillua në Prishtinë, “Ipon 2015”.
Edhe në këtë aktivitet klubi shkupjan arriti suksese duke fituar 10 medalje, prej tyre 6 ari, 1 argjend dhe 3 bronz. Dy medalje të arta i fitoi Jusra Ademi (kata dhe kumite) kurse vendin e pare e morën edhe Dhurata Memeti (kata), Suhejb Veseli (kata), Mevlud Menedi (2001, -50 kg) dhe Verona Ajdini (kadete, - 47kg).
Me Argjent u stolisen: Jelda Imeri (2008, kata), kurse bronz Suhejla Isaki (2004, kata), Sajra Morina (kumite, +42kg), Jelda Imeri (7 vjeq, kumite).
“Jam i kënaqur nga rezultatet që i shënuam edhe në Gazi Baba Open edhe në Kosovë dhe tani na pret edhe një turne i fuqishëm në Ulqin, ku normal synoj rezultate të larta”, tha trajneri Muharem Imeri.
