Tërmet me epiqendër në Lushnje të Shqipërisë, dridhet edhe Shkupi dhe disa qytete të RMV-së

14.01.2024 12:10

Mbrëmë 17 minuta pas mesnate është ndjerë një dridhje e tokës....

Mbrëmë 17 minuta pas mesnate është ndjerë një dridhje e tokës, në Ohër, Strugë, Gostivar dhe Shkup.

Tërmeti në Maqedoninë e Veriut është ndjerë me intensitet pre 3 deri në 4 shkallë sipas shkallës evropjane makroseizmike, ndërsa ka qenë me epiqendër në Dushk të Lushnjës me fuqi prej 4.6 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi prej 10 kilometrash. Për shkak të panikut nga tërmeti një 20 vjeçarë nga Lushnja ka humbur jetën pasi është rrëzuar shkallëve të shtëpisë së tij.

Ai ishte trembur në gjumë nga goditje e tërmetit dhe menjëherë ka vrapuar për të dalë nga banesa, por është penguar dhe rrëzuar nëpër shkallë me çrast ka mbetur i vdekur.