MASH, aplikoni për ndihmë financiare për nxënësit
14.01.2024 12:37
Prindërit apo kujdestarët e nxënësve në shkollat fillore...

Prindërit apo kujdestarët e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të vendit, deri të martën mund të aplikojnë për ndihmë financiare.
Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se këtë të drejtë e kanë prindërit, familjet e të cilave, nuk kanë të ardhura mujore më shumë se 50 mijë denarë.
Nga ministria sqarojnë se nuk ka nevojë për aplikim nga ana e prindërve të cilët kanë aplikaur në muajin dhjetor.
Aplikimi bëhet në shkollën ku është regjistruar nxënësi.
