Kumanovë: Mbi 1 mijë persona të punësuar me masat e ndryshme të Qendrës për punësim

14.01.2024 13:12

Në një konferencë për media, Drejtoresha e Qendrës për punësim në Kumanovë....

Në një konferencë për media, Drejtoresha e Qendrës për punësim në Kumanovë, Marija Dimitrievska, i njohtoi gazetarët se gjatë vititit 2023, përmes programeve të ndryshme për punësim të Qendrës për punësim, janë punësuar mbi një mijë persona.

“Përmes masës vetëpunësim, nga 201 aplikues janë punësuar 186 persona duke themeluar Ndërmarrjet e tyre.Në masën për subvencionimin e pagave janë kyçur 61 ndërmarrje duke krijuar 64 vende të reja pune. Në 39 kompani janë punësuar 44 persona, përmes programit për punësim dhe rritjes së subjekteve juridike”, - tha Drejtoresha  në Qendrën për punësim – Kumanovë, Marija Dimitrievska.

Dimitrievska mes tjerash tha se gjatë kësaj periudhe kishte edhe trajnime të ndryshme për kuadro reja.

“Mjaft atraktiv ishte trajnimi për IT aftësi, në të cilin u kyçën 130 të papunēsuar, nga të cilët 68 e kaluan me sukses trajnimin. Trajnimin për profesione të kërkuara e kanë kaluar 33 persona, të cilët janë paisur me sertifikate për veprimtari të caktuara.Në vijim e sipër është trajnimi për 20 kandidat për vozitës të kategorisë C dhe D. Gjithashtu gjatë vitit të kaluar ka patur edhe masa tjera për krijimin e vendeve të reja të punës, për çka ka patur interes të jashtëzakonshëm tek të papunët”, theksoi Dimitrievska.

Ndryshe deri më 30 nëntor të vitit të kaluar në Qedrën për punësim në Kumanovë janë të evidentuar 10.876 persona të pa punë. (Fatlum Aqifi, TVM2)