Shtëpia e Bardhë, protesta në mbështetje të Gazës

14.01.2024 13:37

Qindra protestues në mbështetje të Gazës....

Qindra protestues në mbështetje të Gazës u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë pas protestës së madhe që u zhvillua pasditen e së shtunës në Uashington.

Dhjetëra flamuj palestinezë u valëviten jashtë rezidencës së presidentit amerikan, ndërsa pjesëmarrësit bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe kalimin e ndihmave për civilët.

Protestë e ngjashme, u mbajt dhe në rrugët e Londrës. Sipas organizatorëve, më shumë se 200 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin britanik me apelin e vetëm “Palestina e Lirë”.

Netanjahu: Jemi rrugës së fitores, nuk na ndal as Haga

Por kryemisnitri izraelit Netanjahu thotë se Izraeli është në rrugën e fitores dhe për këtë nuk do të ketë kompromis.

“Kjo është luftë kundër hallkës të së keqes e udhëhequr nga Irani dhe tri filialat e tij, siç i quaj unë tri H-të, Hesbullah, Hamas dhe Huthit. Në asnjë moment nuk harroj se përveç luftës në Gaza, përveç kthimin e të kidnapuarve dhe kthimin e sigurt të banorëve në shtëpitë e tyre edhe në veri, edhe në jug, ne ende kemi mision egzistencial që ta pengojmë Iranin të sigurojë armë nukleare.” – tha Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Duke e komentuar padinë për gjenocid nga Afrika e Jugt ndaj Izraelit në gjykatën ndërkombëtare në Hagë, Netanjahu e quajti një “sulm hipokrit”, duke shtuar se ishte “me urdhër të atyre që erdhën për të kryer një tjetër holokaust kundër hebrenjve”. Kjo “është një pikë e ulët morale në historinë e kombeve”, vlerëson kryeministri izraelit. (Farije Bakiu-Dauti, TVM2)