Pas fitores së Lai Ching Te, frikë për konflikt mes Kinës dhe Tajvanit
Në Tajvan, pas fitores së Partisë Progresivë Demokratike të Lai Ching -Te...

Në Tajvan, pas fitores së Partisë Progresivë Demokratike të Lai Ching -Te, në mësin e popullatës është ngjallur frika për një konflikt të mundëshëm mes Kinës dhe Tajvanit.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, deklaroi se ka vërejtur balona kineze duke e kaluar ngushticën e ndjeshme, duke i cilësuar këto veprime të Kinës si luftë psikologjike dhe kërcënim për sigurinë e aviacionit.
"Ne nuk duam të jemi Ukraina e ardhshme, kështu që është një shenjë e mirë për Tajvanin që PPD të fitojë në mënyrë që ne të mund të ruajmë paqen." – tha një qytetare.
“Ne jemi të kërcënuar vazhdimisht nga Kina, por qeveria aktuale ka siguruar stabilitet." – thotë, Ching-Fen.
“Unë dua paqen botërore dhe ruaj status quo-në për Tajvanin,lumturi për të gjithë njerëzit. Nuk duhet të jetojmë me frikën e luftës.” – theksoi, Chou Shih-Chieh.
Ka edhe nga ata që vlersojnë se Lai dirigjohet nga SHBA-ja dhe se TaJvani nuk është vend i lirë dhe demokratik.
“Partia aktuale në pushtet nuk po bën punën e saj. Ata nuk po e dëgjojnë popullin. Ata nuk u përgjigjen pyetjeve tona. Ata dëgjojnë vetëm SHBA-në, e cila është në krye dhe vendos për fatin e Tajvanit.” – shprehet, Jacky Lin.
Presidentin e sapozgjedhur Kina e ka cilësuar si ngatërrestar dhe seperatist, ndërsa autoritetet në Pekin vazhdojnë të insistojnë në ekzistimin e vetëm një Kine.
“Parimi i një Kine, është bazë e fuqishme për paqe dhe stabilitet në ngushticën e Tajvanit. Ne besojmë se Bashkësia Ndërkombëtare, do të vazhdojë t’i përmbahet parimit të një Kine dhe do ta kuptojë e përkrahë kauzën e drejtë të popullit kinez për t’iu kundërvënë aktiviteteve seperatiste për pavarësinë e Tajvanit”- ka cituar televizioni shtetërorë kinez qëndrimin zyrtarë të autoiriteteve kineze.
Presidenti i sapozgjedhur Lai, i cili prej vitit 2020 ka qenë zëvendëspresident, lufton për një Tajvan të pavarur dhe me identitet të ndarë kombëtar nga Kina.
Lai thotë se është i vendosur për ta ruajtur paqen përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe për ta forcuar mbrojtjen e ishullit.
“Ne do të përdorim shkëmbimet për të zëvendësuar pengimin, dialogun për të zëvendësuar konfrontimin dhe me besim të ndjekim shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën. Kjo çon më tej mirëqenien e njerëzve në Në të dyja anët e ngushticës së Tajvanit, dhe arrin objektivin tonë për paqen dhe prosperitetin e përbashkët. Në të njëjtën kohë, ne jemi gjithashtu të vendosur të mbrojmë Tajvanin nga kërcënimet dhe frikësimet e vazhdueshme nga Kina". – ka thënë Presidenti i zgjedhur i Tajvanit, Lai Ching-Te.
Ndërkohë reagimi i parë nga SHBA-të pas zgjedhjeve është se ato nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit, por mbeten të anagzhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
