Mitrovicë, 14 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi

14.01.2024 16:21

14 anëtarë të një familjeje...

14 anëtarë të një familjeje janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi 4-litërshe në një shtëpi e famijles Brahimi në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Tre anëtarë të familjes kanë marrë lëndime të rënda, ndërkaq të tjerët lëndime më të lehta. 

Katër nga 14 të lënduarit e këtij shpërthimi  ndodhen në kujdesin intensiv në QKUK në Prishtinë, derisa të tjerët janë transferuar në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm. 

Policia e Kosovës bënë të ditur se bombola e gazit ishte në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin anëtarët e familjes Brahimi, përfshirë edhe disa nga diaspora.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin policorë. Njëra nga 14 të lënduarit e shpërthimit në Kçiq, sipas familjarëve pritet që gjatë ditës të dërgohet në Suedi, pasi që ajo ka nënshtetësi suedeze.