VMRO-DPMNE, akuza për keqpërdorim në DAP

14.01.2024 17:11

VMRO-DPMNE me akuza për keqpërdorime në Drejtorinë e të Ardhurave Publike...

VMRO-DPMNE me akuza për keqpërdorime në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Sipas tyre një rrjet i kompanive një periudhë më të gjatë kanë thithur miliona nga buxheti duke u fshehur pas dokumenteve të falsifikuara për kthimin e TVSH-së. Pretendohet se drejtoria e DAP ose ka qenë në dijeni të vjedhjeve, ose ka shkatëruar sistemin dhe nuk kanë qasje.

“Rrjetet kriminale nëpëmrjet dokumentacionit, faturave dhe evidentimit fiktiv po thithin potencialin tatimor nga buxheti. Jemi dëshmitarë se institucionet e angazhuara për të kryer kontrolle, gjatë viteve të kaluara nuk kanë ndërmarrë kurfarë masash. Është simptomatike se deri më tani nuk janë ndërmarë veprime për të parandaluar rastet e tilla dhe parakushtet për krim të vehen në minimum; e jo tani kur janë  fryrë miliona nga kthimi i tatimit nga buxheti dhe me kontrolet të paraqitet fotografi se institucionet po veprojnë në çrrënjosjen e rrjeteve kriminale.” – tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE

LSDM, kriminalitet në komunat e drejtuara nga VMRO

Nuk kanë munguar as kundër akuzat e LSDM-së për keqpërdorime financiare në komunën e Manastirit e drejtuar e nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Sipas socialdemokratëve kjo komunë ka shpenzuar afër 50 mijë euro për një makineri për regjistrimin  e sinjalizimit horizontal, ndërkohë që makina të ngjashme mund të blihen për 2 deri në 3 mijë euro.

Diferenca shkon deri në 47,000 euro! Edhe komuna e Velesit është përfshirë në skandal, duke blerë të njëjtën makinë për një shumë prej 42,000 euro. Diferenca shkon deri në gati 40,000 euro,” theksohet në njoftimin e LSDM - së.

LSDM kërkon nga organet kompetente të kryejnë hetim për keqpërdorimin e fondeve publike për tu mësuar se në xhepat e kujt kanë përfunduar paratë. (Meral Ismaili, TVM2)