RMV, Shqipëria dhe Kosova, investime në rrugë dhe hekurudha

14.01.2024 17:32

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut, por edhe ato të Shqipërisë dhe Kosovës...

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut, por edhe ato të Shqipërisë dhe Kosovës po investojnë në për përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore në rajon. Krahas investimeve për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10, Qeveritë e Maqedonisë tanimë ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të tunelit për rrugën Prizren-Tetovë me qeverinë e Kosovës.

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve nga Maqedonia e Veriut, Bekim Rexhepi, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për tunel prej 6.4 km gjatësi, ndërsa kjo rrugë lidh edhe korridorin 8 me autostradën “Ibrahim Rugova” që e lidh Prishtinën me Durrësin e Tiranën duke krijuar mundësi të kyçjeve nëpër korridore dhe më gjerë në nivel të rajonit.

Një projekt tjetër infrastrukturërë me rëndësi rajonale është edhe projekti për hekurudhën Durrës-Prishtinë për të cilin poashtu janë dakorduar dy qeveritë. Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë thotsë se ndërtimi i hekurudhës kushton 700 milionë euro.

Për këtë projekt aktualisht është shpallur fituesit i tenderit që do të bëjë studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë. Bashkimi i dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” - ABKONS SH.P.K. që u shpallën fitues kanë afat deri në fund të këtij viti për të bërë studimin dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës ku një nga pikat është edhe identifikimi i gjurmës ku do të kalojë ajo.

Në buxhetin e vitit 2024 qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, po ndërtohet me financim nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, Banka Evropiane e Investimeve dhe kalon në 7 bashki Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe, për të mundësuar këshru lidhjen hekurudhore drejt Malit të Zi. (Farije Bakiu – Dauti, TVM2)