Danimarkë, Frederiku i X është emëruar mbret i ri
Frederiku i X, është bërë mbret i ri i Danimarkës....

Frederiku i X, është bërë mbret i ri i Danimarkës, pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron.
Margrethe, 83 vjeçe, e tronditi kombin natën e Vitit të Ri kur njoftoi se u bë monarkja e parë daneze në 900 vjetët e fundit që me vetëdëshirë heq dorë nga kurora.
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit danez të dielën për ta përshëndetur Frederikun dhe për t’i thënë lamtumirë Margrethes.
Frederik u bë edhe formalisht mbret pasi Margrethe e nënshkroi deklaratën e abdikimit gjatë një takimi me Këshillin e Shtetit në Parlamentin danez të dielën në mëngjes.
Frederik u shpall mbret nga kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen, në ballkonin e Parlamentit, me fjalët “Rroftë Mbreti Frederik i 10-të”.
“Shpresa ime është të bëhem mbret unifikues i së nesërmes. Kjo është një detyrë të cilën e marr me krenari, nder dhe kënaqësi”, tha Frederik në fjalimin e tij të parë pasi u bë mbret.
