LSDM, rastin për keqpërdorim e zbuloi vetë DAP
LSDM ka reaguar lidhur me konferencën....

LSDM ka reaguar lidhur me konferencën për media të VMRO-DPMNE-së, ku thuhet se partia e Mickoskit ose është shumë e dëshpëruar ose duan që ta rrezikojnë procedurën që e zbatojnë institucionet me urdhër të DAP-it.
“Rastin për keqpërdorime nga ana e kompanive e zbuloi pikërisht DAP-i dhe publikimi i informacioneve të pasakta dhe paushallë po e rrezikon procedurën, ndërsa partia opozitare duhet të ndalet me informacionet e rrejshme vetëm me qëllim për të bërë dëm”, thonë nga LSDM.
Drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, duke njoftuar për skandalin dit më parë nuk deshi të publikonte emra konkrete të firmave, pasi siç tha bëhet fjalë për sekret tatimor të rregulluar me ligj.
“Do ta prezantojmë rrjetin e kompanive të naftës që bashkëpunon me pompa të benzinës dhe në bazë të kësaj do të shohim se në çfarë mënyrë deshën që ta mashtrojnë sistemin, në çfarë mënyrë deshën të nxjerrin para nga buxheti në bazë të TVSH-së fiktive, diçka për të cilën ne kemi reaguar dhe kemi vepruar me kohë, kemi bërë analizë të vëllimshme dhe procedurë, duke përfshirë inventarizim dhe analizë të detajuar për të gjitha faturat”, ka dekalruar Llukarevska.
