Shpërthen vullkani, evakuohen banorët e qytetit Grindavik në Islandë
Një vullkan ka shpërthyer një qytet të të Islandës....

Një vullkan ka shpërthyer një qytet të të Islandës ku llava ka filluar të vërshojë rrugët përfshirë edhe një shtëpi.
Banorët e qytetit Grindavik ishin evakuuar përpara se lava e vullkanit të përfshinte këtë qytet.
Pamjet të cilat janë raportuar gjerësisht tregojnë momentin se si lava lëviz nëpër rrugët e qytetit duke mbuluar një pjesë të një shtëpie e cila më pas mori flakë.
Vullkani kishte shpërthyer herët në mëngjes dhe banorët u evakuan menjëherë, për shkaqe sigurie.
Banorët e Grindvikut ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre edhe në nëntorin e kaluar dhe nuk ishin kthyer në qytet për gjashtë javë, pas një sërë tërmetesh dhe shpërthimit të një vullkani si pasojë. Ata u kthyen më 22 dhjetor.
