Maqedoni

Parashikimi i motit

15.01.2024 09:01

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime...

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.
 
Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10°C deri në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4°C deri në 8°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në -7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 3°C.