Maqedoni

377 sanksione për vozitje të shpejtë

15.01.2024 10:22

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 377 drejtues mjetesh. Prej tyre, 21 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë. Njëherit, 185 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 192 jashtë vendeve të banuara.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor që bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.