Maqedoni

Kuvendi fillon seancën e parë për 2024-tën

15.01.2024 11:22

Deputetët do të nisin sot seancën e parë për këtë vit....

Deputetët do të nisin sot seancën e parë për këtë vit. Në rendin e ditës të seancës së 138-të janë më shumë se njëzet pika, kryesisht ligje me procedurë të shkurtuar. Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Shtetit, Projektligjin për zyrtarët administrativ, Projektligjin për të punësuarit në sektorin publik, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike.

Në rend dite është edhe projektligji për garantimin e detyrimeve nga marrëveshja e huas për financimin shtesë të projektit të përmirësimit dhe zhvillimit të rrugës, i cili do të përmbyllet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Bankës  Botërore dhe Ndërmarrjes Publike për rrugët shtetërore.  Do të debatohet edhe për Propozim – Strategjinë  kombëtare për zhvillimin e kulturës me plan veprimi për periudhën 2023-2027, si dhe për propozimin e vendimit për miratimin e programit vjetor të punës dhe zhvillimit të Agjencisë së Aviacionit Civil.