Botë
Davosi bëhet qendër e bisedimeve, Kurti e Vuçiçi takohen me ndërmjetësin e BE-së
15.01.2024 18:14
Në Davos të Zvicrës...

Në Davos të Zvicrës sot do të nis punimet Forumi Ekonomik, ku pjesë e tij do të jenë edhe liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë forum që do të zgjasë deri më 19 janar, do të merr pjesë edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në kuadër të këtij forumi pritet të ketë takime ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili gjithashtu do të merr pjesë në këtë forum.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh.
Takimi i 54-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1,000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.
