Botë

Krerët shtetërorë të Kosovës nderojnë viktimat e masakrës së Reçakut

15.01.2024 11:58

Krerët shtetërorë në Kosovë nderuan viktimat e masakrës së Reçakut....

Krerët shtetërorë në Kosovë nderuan viktimat e masakrës së Reçakut. Në këtë fshat të Shtimes, 25 vite më parë, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. 

Gjatë vendosjes së kurorave me lule në këtë fshat të Shtimes, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi ish-ambasadorin amerikan, Uilliam Uolker për kontributin e tij për Kosovën. Për Uollkerin, ky përvjetor është ngjarje emocionuese, ndërsa banorët e këtij fshati sakrifikuan që qytetarët të kenë sot Republikën e Kosovës.
 
“Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviçit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviçit.”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
“Për mua është shumë emocionuese. Shpresoj të jetë kjo një përvojë emocionuese për të gjithë njerëzit që tani rrojnë dhe prosperojnë në Republikën e Kosovës e që është një tregim i bukur për të cilin njerëzit e këtij fshati u desh që fatkeqësisht të sakrifikojnë.”, tha ish-ambasadorin amerikan, Uilliam Uolker.