Botë

Shpërthimi i vullkanit në Islandë, Qeveria shpall gjendjen e emergjencës

15.01.2024 12:44

Qeveria e Islandës ka shpallur gjendjen e emergjencës në vend pas shpërthimit të fundit të vullkanit në gadishullin Rejkjanes....

Qeveria e Islandës ka shpallur gjendjen e emergjencës në vend pas shpërthimit të fundit të vullkanit në gadishullin Rejkjanes. Nga shpërthimi vullkanik janë dëmtuar  muret mbrojtëse të vendosura në qytetin Grindavik, duke bërë që me qindra banesa të digjen dhe dëmtohen dhe me mijëra banorë të evakuohen.
 
Presidenti i Islandës, Gudni Johaneson, e cilësoi situatën të paparashikuar, ndërsa u bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë njëri-tjetrin. Komunitetet të qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre. Shpresoj që situata do të qetësohet, por çdo gjë mund të ndodhë.", tha Johaneson.
 
Shpërthimi i 14 janarit të vitit 2024 është i pesti që ka ndodhur përgjatë gadishullit Rejkjanes, që nga viti 2021. Islanda ndodhet mbi kufirin midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut dhe ka 33 sisteme vullkanike aktive.