Botë
KB: Ekziston rreziku për katastrofë humanitare në Siri
30.03.2015 15:26
Ekziston rreziku nga katastrofa humanitare në Siri, parlajmëroi sot përfaqësuesi i KB-së...

Ekziston rreziku nga katastrofa humanitare në Siri, parlajmëroi sot përfaqësuesi i KB-së para fillimit të konferencës së donatorëve për këtë vend të Lindjes së Afërt, për të cilin organizatat joqeveritare tashmë kanë mbledhur mbi 480 milionë dollarë.
KB, sekretari i përgjithshëm i të cilave, Ban Ki-mun do të kryesojë me forumin e nesërm në Kuvajt, planifikon të mbledhë gjithsejt 8,4 miliardë dollarë, me qëllim që t'i ndihmohet popullatës siriane.
"Nëse nuk arrijmë t'i mbledhim këto mjte, kjo do të çojë drejt një katastrofe të rrezikshme dhe të tmerrshme humanitare", theksoi para përfaqësuesve të organizatave joqeveritare Abdullah al Matuk, përfaqësuesi i posaçëm i KB-së për çështje humanitare./mia
