Ekonomi
Oda Ekonomike: Më shumë vëmendje drejt ekonomisë
15.01.2024 14:50
Ekonomikisht viti 2024 do të jetë vit i sfidave të ndryshme, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë....

Ekonomikisht viti 2024 do të jetë vit i sfidave të ndryshme, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Sfidë në vete do të jetë përballja e komunitetit të biznesit me zgjedhjet, pasi që do të pamundësohet qasja në fonde të ndryshme shtetërore që për shumë kompani janë burim mbijetese. Nga OEM-i kërkojnë që shtetit të kthen fokusin nga kompanitë, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të ketë mirëqenie dhe funksionim të shoqërisë.
“Viti 2024 është dhe vit i mirë dhe i rëndë pasi që kemi 2 palë zgjedhje. Do të kemi më shumë se 5 muaj bllokadë të proceseve ekonomike apo vendimet e shtetit do të jenë më të kufizuara për të ndikuar në ekonomi dhe ato pak para që vijnë nga shteti do të jenë në pikëpyetje. Ky është moment i duhur që të fokusohemi seriozisht për ekonominë dhe shteti të kthehet në fokusin e duhur se pa ekonomi, pa kompani, oda ekonomike dhe biznes, shteti nuk mund të ekzistojë.”, - deklaroi drejtori ekzekutiv në OEM, Antoni Peshev.
“Derisa kompanitë e vogla dhe mikro duan të jenë më konkurrent dhe të kenë një rol të rëndësishëm është se ata duhet të rriten, në aspekt profesional, në aspekt të numrit të të punësuarve dhe të gjenerojnë më shumë profit. Vetëm kështu mund të jenë më konkurrues në tregun e vendit dhe më gjerë.”, - theksoi kryetarja e Qendrës, Gabriela Kubelanova.
Nga Oda kërkojnë që kompanitë të ndihmohen në fushën e eksportit dhe mos të varen nga zhvillimet politike në vend që mund të reflektojnë në mënyrë drastike, sidomos në sektorin e sipërmarrjeve të vogla mikro dhe të mesme.
GAZMEND REXHEPI
