Maqedoni

LEN: Këshilli Gjyqësor dirigjohet nga pushteti

15.01.2024 15:09

Sektori gjyqësor po përballet me presione të shumta politike, vlerësojnë nga opozita shqiptare....

Sektori gjyqësor po përballet me presione të shumta politike, vlerësojnë nga opozita shqiptare. Sipas Lëvizjes Evropiane për Ndryshim, fakt për këtë është edhe ajo që dy anëtarët në Këshillin Gjyqësor, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi, sipas tyre janë persona të afërt me BDI-në. Lidhur me rritjen e presioneve politike në gjyqësor sipas LEN-it, po reagon edhe faktori ndërkombëtar.
 
“Së fundmi reagoi edhe ambasadori i delegacionit të BE-së, ekselenca e tij, Dejvid Gir, i cili theksoi se ndryshimet e fundit të Kodit Penal kanë sjellë rritje të mosndëshkueshmërisë në vend. Presionet politike ndaj Këshillit Gjyqësor ishin të notuara edhe në raportin e fundit më skandaloz dhe më të keqin të Komisionit Evropian në Maqedoninë e Veriut.”, - deklaroi Ardian Demiri nga LEN-i. 
 
Sipas opozitës shqiptare, iniciatorët në Këshillin Gjyqësor për shkarkimin e gjykatëses supreme duhej të ishte dënuar.  
 
ERSAN PAJAZITI