Maqedoni
Në Këshillin për Etikë kanë ardhur 132 ankesa, 110 u dedikohen mediave on-lajn
15.01.2024 15:33
Është rritur numri i ankesave për cenimin e normave etike dhe profesionale gazetareske në vend....

Është rritur numri i ankesave për cenimin e normave etike dhe profesionale gazetareske në vend. Këshilli për Etikë gjatë 12 muajve të vitit të kaluar ka pranuar gjithsej 132 ankesa në baza të ndryshme, sa i përket raportimit jo të përgjegjshëm, të pasaktë dhe jo profesional, për dallim nga vitin 2022 ku numri i ankesave të pranuara ishte 78. Prej tyre 110 kanë të bëjnë me shkrimet e publikuara joprofesionale dhe joetike në mediat on-lajn, ndërsa pjesa tjetër për mediat tradicionale. Palët të cilat më së shumë shumti ankohen janë qytetarët, OJQ-ja, gazetarët dhe bartësit e funksioneve.
“Gjatë vitit të kaluar kemi pranuar 132 ankesa. Numri i këtyre ankesave të pranuara për dallim nga viti 2022 është pothuajse dy herë i dyfishuar, ku gjatë vitit 2022 ne kemi pranuar 78 ankesa. Gjatë vitit të kaluar më së shumti janë ankuar qytetarët dhe këtë gjë ne si Komision na gëzon shumë, pasi që Këshilli i Etikës është një organ që qytetarët mund t’i drejtohen. Pas qytetarëve, në vend të dytë janë OJQ-ja dhe më pas vijnë ankesat e gazetarëve dhe partive politike, kompanive dhe bartësit e funksioneve.”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Ankesa, Mirçe Adamçevski.
Në Komisionin për Ankesa kanë ardhur gjithsej 10 ankesa, sa i përket përmbajtjeve të ueb faqeve në mediat tradicionale, ku 6 prej tyre kanë qenë për ueb faqet e televizioneve, 2 për mediat e shtypura dhe 2 për disa lajme të publikuara në rrjetin social Fejsbuk dhe agregatit Time.mk. Sipas kryetares së Këshillit Etik të medieve, Nora Kaliqi, më së shumti është shkelur neni 1 i Kodit Gazetaresk.
“Këto vendime për fat të keq në të shumtën e rasteve detektohen si shkelje të rregullave të punës dhe etikës në mediat on-lajn, më pak në mediat tradicionale. Pas marrjes së vendimeve të Këshillit të Etikës, mediat duhet t’i publikojnë këto vendime dhe duhet të fshijnë gjithçka që është konstatuar si joetike, joprofesionale dhe të pasaktë e shkruar më herët.”, - theksoi kryetarja e Këshillit për Etikë, Nora Kaliqi.
Fella e gazetarisë është e mendimit se një pjesë e këtyre shkeljeve të normave etike nuk janë bërë me qëllim të caktuar, por për shkak të mungesës së informacioneve të mjaftueshme ose i kohës dhe shpejtësinë për të publikuar informacione deri tek publiku. Përfaqësuesit e Këshillit për Etikë janë të mendimit se mënyra më e mirë për përmirësimin e gjendjes në media do të arrihet përmes zbatimit të vetërregullimit.
REXHEP QAMILI
