Ançeloti 27-të, Modriç 24 trofe

15.01.2024 15:35

Real Madridi është fitues i Superkupës së Spanjës.

Real Madridi është fitues i Superkupës së Spanjës. Në Arabinë Saudite, ku u zhvillua finalja, Los Blancos mundën 4-1 Barcelonën, duke rifituar trofeun dy vjet pas suksesit të fundit. Një tjetër trofe për Ancelottin, i cili e nis vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë trajner ishte trofeu i 27-të në karrierën e tij.
 
Kroatit Luka Modriç, I kanë mjaftuar 9 minuta lojë në këtë finale të Superkupës, për ta fituar trofeun e tij të 24 në fanellën e skuadrës “mbretërore”. Rekorderin me trofe të fituara në fanellën e Real Madrid e mbajnë:- Marcelo dhe Benzema, të cilët kanë fituar nga 25 sosh. Për vetë skuadrën ky është trofeu i 13-të, në Superkupë, ndërsa Barca (15) dhe më tej mban rekordin në konkuencë të klubeve. Finalja e Superkupës së Spanjës, u luajt Riyadh para 23.800 shikuesve.