Milani mposht Romën

15.01.2024 15:45

Skuadra e Milanit ka fituar derbin e madh të xhiros së 20-të në Serinë A italiane kundër Romës, me rezultat 3:1...

Skuadra e Milanit ka fituar derbin e madh të xhiros së 20-të në Serinë A italiane kundër Romës, me rezultat 3:1. Olivier Giroud ishte figura qendrore e ndeshjes dhe kontribuoi për ekipin e tij me një gol dhe një asistim. Milani e hapi ndeshjen shumë më mirë dhe pati disa raste solide për të shënuar, para se Jasin Adli në minutën e 11-të kaloi në epërsi “rossonerët” me një gol të shkëlqyeshëm.
 
Skuadra e Stefano Piolit vazhdoi me shpërthime sporadike drejt portës rivale, por rezultati mbeti i njëjtë dhe Milani shkoi në pushim me epërsinë e një goli. 45 minutat e dytë sollën emocione të mëdha dhe gola tjerë në ‘San Siro’. Olivier Giroud i futi në ekstazë tifozët vendas kur çoi shifrat 2:0 në minutën e 56-të. Megjithatë, Roma nuk u dorëzua lehtë dhe shënoi me Paredes trembëdhjetë minuta më vonë.
 
Edhe pse mysafirët luajtën pak më mirë në pjesën e dytë, Milani nuk u ndal dhe arriti të shënojë sërish në minutën e 84-t, kur Giroud dha një asistim të mrekullueshëm me takë për Teo Hernandez, i cili me një goditje efektive e dërgoi topin në rrjetë për 3:1. Pas kësaj fitoreje Milani mbetet në vendin e tretë dhe tani ka 42 pikë, nëntë më pak se lideri Interi, ndërsa Roma e Jose Mourinhos është në vendin e nëntë, me 29 pikë në llogari.