Milvoki me shenjën e sirenës e mundi Sakramenton
15.01.2024 15:48
Kampionët e Denver fituan 117-109 ndaj Indiana, duke qëndruar në grupin e skuadrave që kryesojnë....

Kampionët e Denver fituan 117-109 ndaj Indiana, duke qëndruar në grupin e skuadrave që kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit. Takim i dominuar nga vendasit, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Porter, Jokic e Murray realizuan nga 25 pikë secili. Pas kohës shtesë fiton Milwaukee, që mundi 143-142 Sacramento, në një takim spektakolar.
Antetokounmpo realizoi një “triple double” (27 pikë, 10 rebound, 10 asist), ndërsa Lillard e mbylli me 29 pikë. Fiton edhe Phoenix, që falë 34 pikëve të Booker mundi 127-116 Portland, ndërsa Miami mposhti 104-87 Charlotte. Përt nënkampionët u dallua Adebayo me 24 pikë. Minnesota mbron kreun në Perëndim pas fitores 109-105 ndaj Clippers, sfidë ku Anthony Edwards realizoi 33 pikë.
NBA-Rezultatet
- Denver – Indiana 117-109
- Miami – Charlotte 104-87
- Milwaukee – Sacramento 143-142
- Minnesota – Clippers 109-105
- Portland – Phoenix 116-127
