Maqedoni
VMRO-DPMNE-ja me iniciativë deri te Kushtetuesja, dokumentet e udhëtimit të vlejnë pas 12 shkurtit
15.01.2024 17:07
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për shfuqizimin e Ligjit...

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për ndryshimin e dokumenteve personale, ku thuhet se afati për rinovimin me emrin e ri kushtetues të shtetit është deri më 13 shkurt. Partia opozitare maqedonase kërkon që Këshilli Kushtetues të mblidhet menjëherë dhe ta vendosë në fuqi dekretin ligjor me të cilin dokumentet e vjetra personale pushojnë të vlejnë deri në mesin e muajit të ardhshëm.
“Në dy nenet, përkatësisht dy ligjet, thuhet se dokumentet e udhëtimit, gjegjësisht patentë shoferët dhe librezat për vozitje, të cilat përmbajnë mbishkrimin Republika e Maqedonisë të lëshuar para datës së fillimit të zbatimit të këtij ligji, do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre të vlefshmërisë së përcaktuar në patentë shoferin. Këto nene në të dy ligjet janë drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën, në nenet 8, 9, 11, 25 dhe nenin 27 të Kushtetutës. Me pranimin e propozimit për masë të përkohshme deri në marrjen e vendimit përfundimtar, data 12 shkurt do të pushonte së vlefshmi si afat për vlefshmërinë e pasaportave dhe patentë shoferëve, të përcaktuar në nenet kontestuese.”, - deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE-ja.
Trajanov: Të kërkohet vazhdimi i afatit nga Greqia
Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, kërkoi që Qeveria gjatë seancës së nesërme të hartojë një qëndrim të qartë dhe të njëjtën ta bëjë publike deri tek qytetarët se afati për përdorim të brendshëm të dokumenteve personale do të vazhdojë edhe pas datës 12 shkurt.
“Insistojmë që Qeveria në mbledhjen e nesërme të hapë bisedë për ndryshimin e dokumenteve të identifikimit dhe t’i angazhojë ministritë përkatëse se çfarë duhet të bëjnë, por edhe paraprakisht të ndërtojnë një qëndrim të qartë dhe të njëjtën ta bëjnë publike në formë të shkruar, me qëllim që qytetarët t’i kenë të qarta ndryshimet e propozuara.”, - theksoi Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike.
Edhe Qeveria është shprehur e gatshme që kjo gjë të rregullohet. Ndërkohë radhët e gjata dhe pritjet me orë të tëra vazhdojnë të mbizotërojnë në punktet për dhënien e dokumenteve personale. Sipas të dhënave nga MPB-ja, deri më tani janë dhënë 1,2 milionë pasaporta.
FITIM KRYEZIU
