AShAAV-ja me padi kundër MShIA-së

15.01.2024 17:29

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale ka ngritur padi kundër Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës....

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale ka ngritur padi kundër Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Arsyeja, thonë ata, është se kjo ministri në vazhdimësi shkel ligjin dhe Agjencisë, MRTV-së dhe radiodifuzionit u paguan më pak fonde sesa parashikohen me ligjin për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive. Drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski, potencon se me ndryshimet në ligj nga korriku i vitit 2023, është përcaktuar saktësisht shuma e mjeteve të ndara nga Buxheti për financimin e veprimtarisë radiodifuzive dhe është një për qind e të hyrave tatimore të realizuara të përcaktuara në llogarinë e fundit përfundimtare të Buxhetit.

“Me ndryshimet në ligj nga korriku i vitit 2023, e drejta e diskrecionit u hoq dhe  saktë është e përcaktuar vlera e mjeteve të cilat ndahen nga Buxheti i shtetit për financimin e veprimtarisë radiodifuzive, një për qind e të ardhurave tatimore të realizuara e të përcaktuara në xhirollogarinë përfundimtare të fundit të miratuar të Buxhetit.”, - deklaroi drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski.
 
Duke mos respektuar ligjin, Trajçevski theksoi se mediave, organizatave dhe shoqatave në Maqedoninë e Veriut do t’u mohohet e drejta për qasje në mjete nga programi “Evropa krijuese 2021-2027” me buxhet të përgjithshëm prej 2,5 miliardë euro, nga të cilat 51 për qind janë të destinuara për segmentin mediatik. 
 
SANIJE DURAKU