Maqedoni

Parashikimi i motit

16.01.2024 08:40

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata, në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore.  Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3°C deri në 9°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit me shi të dobët. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5°C.