Botë
Trampi fiton zgjedhjet në Ioua: Ne duhet të rimarrim vendin tonë
16.01.2024 09:00
Donald Tramp siguroi fitore në garën e parë presidenciale republikane të vitit 2024 në Ioua....

Donald Tramp siguroi fitore në garën e parë presidenciale republikane të vitit 2024 në Ioua, duke pohuar dominimin e tij mbi partinë, pavarësisht nga një sërë problemesh ligjore, ndërsa ai kërkon të mposhtë presidentin demokrat Xho Bajden. "Kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.", u tha Trampi mbështetësve të tij në një fjalim pas fitores në Des Moines.
“Ndihem shumë mirë dhe jam i nderuar nga një shpallje kaq e hershme e fitores. Ne duhet të rimarrim vendin tonë. Kjo është koha që vendi ynë të kthehet së bashku, pavarësisht nëse jeni republikanë apo demokratë, është koha të mblidhemi dhe të zgjidhim problemet.", tha Trampi.
Ish-presidenti akuzoi presidentin aktual Xho Bajden, si më të keqin në historinë e ShBA-së dhe tha se gjyqet kundër tij ishin “ndërhyrje në zgjedhje" e projektuar nga presidenti. Sipas rezultateve të raportuara nga gazetat dhe rrjetet kryesore të vendit, Trampi mori 51% të votave, De Santis u rendit i dyti me 21% dhe Halej në vendin e tretë me 19% të votave.
