Botë

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri, pretendon se ka shkatërruar bazën e Mossad-it

16.01.2024 09:20

Garda Revolucionare e Iranit lëshoi ​​të hënën raketa balistike në atë që, sipas saj...

Irani sulmoi me raketa atë që pretendoi se ishte “seli e spiunëve izraelitë” afër Konsullatës amerikane në Irbil të Irakut dhe shënjestroi caqe të lidhura me grupin militant, Shteti Islamik, në veri të Sirisë. Katër civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas sulmit të së hënës mbrëma afër Konsullatës amerikane në Irbil, që është selia e rajonit gjysmë-autonom kurd, sipas këshillit të sigurisë së qeverisë rajonale kurde.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha përmes një deklarate se goditi selinë e shërbimit të inteligjencës së Izraelit, pretendon se shkatërron bazën e spiunazhit izraelit në rajonin kurd të Irakut. Izraeli nuk ka pranuar menjëherë sulmin në Irbil dhe Ambasada izraelite në Uashington nuk ka komentuar lidhur me pretendimet iraniane se ka shënjestruar selinë e Mossad-it.
 
Që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, policitë  e mbështetura nga Irani në Irak pothuajse në baza ditore kanë kryer sulme me dronë nga bazave në Irak dhe Siri ku gjenden të stacionuar trupat amerikane. Këto sulme, sipas policive, po kryen në shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes që Uashingtoni i jep Izraelit dhe në përpjekje që të detyrojnë trupat amerikane të largohen nga rajoni. Muajin e kaluar, Irani akuzoi Izraelin për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Sejed Razi Musavi, gjatë një sulmi ajror në një lagje të Damaskut.