Maqedoni
Shkup, sanksionohen 124 shoferë
16.01.2024 10:11
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e shtuara në trafik....

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e shtuara në trafik.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 sanksione, prej të cilave trembëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, gjashtë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë sansksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit...
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
