Maqedoni

Gjendja me gripin, mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive

16.01.2024 11:32

Para Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, sot do të shqyrtohet gjendja alarmante e shkaktuar nga gripi...

Para Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, sot do të shqyrtohet gjendja alarmante e shkaktuar nga gripi. Në mbledhje do të vendoset nëse do të ketë rekomandime për popullatën.
 
Ministri i Shëndetësisë, Mexhiti,  theksoi  se situata është duke u monitoruar dhe nuk ka vend për panik te qytetarët. Dje në vend u regjistrua  viktima e pestë e gripit për këtë sezon. Një pacient ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve, ndërsa sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, dy pacientë kanë ndërruar jetë javën e kaluar në pulmonologji nga gripi.